MPJ Maqedoni: Shkarkimi i ambasadorit në Japoni është bërë në procedurë të rregullt

Maqedonia

MPJ Maqedoni: Shkarkimi i ambasadorit në Japoni është bërë në procedurë të rregullt

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:38
MPJ Maqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se tërheqja e ambasadorit të deritashëm në Japoni është bërë në procedurë të rregullt, në përputhje me rregulloret ligjore dhe rregulloret e brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke respektuar të gjitha procedurat.

“Me këtë rast, na lejoni t’ju informojmë se Komisioni në kuadër të Ministrisë ka konstatuar arsye për tërheqjen e ambasadorit të cilat nuk përkojnë me sulmet e paraqitura nga OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësuesit e saj”, thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se duke postuar spekulime dhe pretendime të paverifikuara që nuk janë konfirmuar, i shkaktohet dëm personal personit, familjes dhe njerëzve të tij të afërt.

“OBRM-PDUKM me këtë sjellje jo vetëm që e ka humbur busullën morale, por dëmton drejtpërdrejt diplomacinë dhe marrëdhëniet me një vend mik siç është Japonia”, thuhet në fund të njoftimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat