Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 08/08/2023 policët kanë arrestuar 43 vjeçarin nga Shkupi për posedim të armëve.
“Gjatë kontrollit në kryer në shtëpinë e tij në Saraj të Shkupit të kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur pushkë automatike dhe 5 plumba”, thuhet në raportin e policisë.
Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor.
“Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate kundër këtij personi”, thonë nga MPB.