Dy zjarre të mëdha në Veles dhe Shkup

Maqedonia

Dy zjarre të mëdha në Veles dhe Shkup

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 20:18
Zjarre

Dy zjarre të mëdha aktualisht janë aktive në Veles dhe Shkup. Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK).

Njëri zjarr është mbi fshatin Otovicë në Veles.

Ndërsa tjetri në Shkup, në mes të fshatrave Buçinc, Miladinovc dhe Grupçinë.

Siç paralajmërojnë nga QMK-ja, në shuarje së shpejti do të përfshihen një aeroplan “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat