Vandalizohet monumenti i policit që u vra në “Lagjen e Trimave”

Maqedonia

Vandalizohet monumenti i policit që u vra në “Lagjen e Trimave”

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:12
Goran Stojmenoviq

Dje është vandalizuar monumenti i njërit prej pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të vrarë në incidentin e armatosur “Lagjja e Trimave”, Goran Stojmenoviq, si dhe ikonat që janë pjesë e kryqit të shenjtë në parkun në Inxhikovë të komunës së Gazi Babës.

Lajmin në Facebook, bashkë me fotografi, i ka publikuar mbrëmë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, duke e dënuar ashpër veprimin e vandalizimit.

“Një akt i tillë i kryer në festën e sotme të madhe maqedonase të Ilindenit dhe festën e krishterë të Shën.

Ilisë përfaqëson një veprim të turpshëm dhe frikacak që meriton dënimin më të fortë”, shkruan mes tjerash Stefkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat