Një numër i madh i tetovarëve, kanë zgjedhur që ditët e nxehta të gushtit, t`i kalojnë nëpër pishina, për të gjetur pak freski.
Ata që më së tepërmi i kënaqen pishinës janë fëmijët.
A u kënaqe?
“Po u kënaqa, shumë mirë është. Nuk vi çdo ditë po me shokët kënaqemi këtu”.
“Po kënaqemi shumë, tre ditë në javë vijmë. Shumë mirë është”./Alsat.mk
“Një apo dy herë në javë kënaqemi këtu”.
“E shfrytëzojmë nxehtin maksimalisht”.
Nëpër pishina nuk mungojnë as shpëtimtarët.
“Terreni është i vogël dhe nuk kemi shumë hapësirë të madhe megjithatë sigurinë e kemi prioritet dhe asnjëherë s`ka ndodh diçka serioze”, deklaroi Zeqir Idrizi, pronar i pishinës.
Pas ndodhive të fundit në Shkup, në Pollog, siguria dhe pastërtia tek pishinat është shtuar, thonë drejtuesit e tyre.