Policia e Maqedonisë gjobit 435 shoferë për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë gjobit 435 shoferë për vozitje të shpejtë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 13:44
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.08.2023) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 435 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 44 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 9 automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 224 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 211 jashtë vendbanimit.

Nga MPB thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat