155 shoferë të gjobitur në Shkup, 34 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

155 shoferë të gjobitur në Shkup, 34 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.08.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e .

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 34 për voziteje mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimin e rrugës në sinjal të mbyllur (drita e kuqe).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat