Zv. kryeministri Artan Grubi sot theksoi se i inkurajojë të gjithë qytetarët që të aplikojnë për punë nga profile të ndryshme në kompaninë “Bechtel dhe Enka” e cila do të bëjë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Grubi tha se për këtë projekt janë paraparë mbi 2.000 vende të punës, në cilën janë paraparë që punëtorët të jenë të gjithë nga Maqedonia e Veriut.
Ai theksoi se i demantojnë të gjithë thashethemet se në projektin e ndërtimit të korridoreve do të sillen punëtorë nga jashtë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Grubi shtoi se punësimet nuk janë afatshkurtër por do jenë afatgjatë, duke pasur parasysh se projekti do të zgjasë pesë vite.