Ambasada amerikane në RMV për vizitën e Kurtit: Ngjarjet i kemi parë si të padobishme

Maqedonia

Ambasada amerikane në RMV për vizitën e Kurtit: Ngjarjet i kemi parë si të padobishme

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:29
Ambasada amerikane në RMV

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë prej atje, “ngjarjet i kemi parë si të padobishme”.

“Ngjarjet i kemi parë si të padobishme dhe ju referojmë për koment në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, thonë nga ambasada amerikane për portalin Indeks.mk.

Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar për vizitë jozyrtare në vend pa takime me kreun shtetërorë, por me aktivitete të përbashkëta me kryetarët e komunave të Çairit dhe Tetovës- riemërtimin e rrugës “Adem Demaçi” në komunën e Çairit dhe vizitë në fshatin Vicë të komunës së Tetovës. Vizita shkaktoi një sërë reagimesh në opinion.

Ndërsa kryetarët e komunave Bilall Kasami dhe Visar Ganiu morën kallëzime penale për atë se nuk kanë respektuar simbolet shtetërore gjatë vizitës së Kurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat