Bashkimi Demokratik për Integrim bën të ditur se si parti mbështesin ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.
“Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane. Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ata bëjnë thirrje ndaj partive politike dhe 120 deputetëve që të reflektojnë fuqishëm në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi në BE.
“Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër”, thuhet në fund të njoftimit.