Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit.
Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën.
“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi./telegrafi
Xhaferi tha se gjithashtu sipas kësaj rregullore, respektivisht paragrafit 5, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e njëjtë, respektivisht seanca 123.
“Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë, e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook, sikur se thirren”, tha Xhaferi duke cituar paragrafin 5 të nenit 81 të Rregullores.