Grubi për Nënë Terezën: E kemi amanet t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhështinë e veprës së saj

Maqedonia

Grubi për Nënë Terezën: E kemi amanet t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhështinë e veprës së saj

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:19
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përmes një postimi në Facebook tha se edhe këtë vit është organizuar manifestimi tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” në 113 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Ai tha se e kemi amanet, siç u shpreh, që përcjellim pasardhësve tanë madhështinë e veprës së saj.

“Kënaqësi që bashkë me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit u përkujdesëm për organizimin e manifestimit tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” në 113 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”.

“E kemi ne amanet që t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhëstinë e veprës së Nënë Terezës, gjurmët e kontributit njerëzor dhe bamirësisë që ajo i la në shërbim të së mirës së përgjithshme. Revista “Drita e Gonxhes” që sot po e promovojmë është thesar shtypi që do ti kontribojë kauzës së përjetësimit të veprës së Nënës Terezë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat