Zjarri i madh përhapet në disa vende të RMV-së, angazhohen edhe helikopterë për ta shuar

Maqedonia

Zjarri i madh përhapet në disa vende të RMV-së, angazhohen edhe helikopterë për ta shuar

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se zjarri i nisur dje në orët e vona të pasdites, në territorin e Komunës Çeshinovë – Obleshevë, ka vazhduar të përhapet me intenzitet të shtuar në një hapësirë me bar të thatë, shkurre dhe pyje.

Mëngjesin e sotëm zjarri ka lëvizur në hapësirën e fshatrave Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare

Ndërsa është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, duke lëvizur në drejtim të një pylli me drunj cilësor.

“Për të parandaluar hyrjen e zjarrit në pyll por edhe për të mos rrezikuar fshatrat përreth, në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve nga Koçani dhe Probishtipi janë përfshirë edhe dy helikopterë të policisë dhe një Air Traktor”, ka njoftuar Qendra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat