Angellov: Zjarri mes Dojranit dhe Bogdancit është shuar plotësisht

Maqedonia

Angellov: Zjarri mes Dojranit dhe Bogdancit është shuar plotësisht

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 21:41
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov u shpreh se zjarri mes Bogdanci dhe Dojranit afër fshatit Selemli, në afërsi me kufirin me Greqinë është shuar.

“Zjarri që sot pasdite u aktivizua në kufirin me Greqinë në Bogdanci dhe Dojran është shuar dhe nuk ka asnjë shenjë zjarri”, u shpreh Angellov.

Ai shtoi se gjatë natës pjestarë të QMK-së dhe zjarrfikësit lokal do të mbeten në vendngjarje, në mënyrë që të mos rifillojë zjarri.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut kohëve të fundit është përballuar me zjarre, kurse sot QMK-ja bëri të ditur se vetëm dje në ambiente të hapura kanë shpërthyer 19 zjarre dhe të gjitha janë shuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat