Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka parë shpresë në deklaratën e Kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që tha se BE-ja duhet të duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030.
Osmani ka thënë se kjo deklaratë është një shpresë e te.
“Njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian në Bled të Sllovenisë ku thuhet se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, jep shpresë të re.” – ka shkruar Osmani.
“Ai thekson se kjo qasje e rishikuar nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një proces shpërblyes përgjatë rrugës drejt BE-së. Në thelb, zhvendosja e fokusit nga anëtarësimi përfundimtar në procesin e vazhdueshëm të integrimit është një zgjidhje e favorshme win-win. Ai është në favor të një procesi me qasje të papengueshme, më të dobishme dhe më pak frustruese për të gjithë të përfshirët.” – ka shkruar ai.