Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme intensivisht ndërmarrin veprime për kontroll të akuzave për Klinikën e Onkologjisë, megjithatë duke pasur parasysh fazën në të cilën gjendet procedura prokuroria nuk ka mundësi që të ndajnë hollësi, informojnë nga Prokuroria për rrjedhën e procedurës për Klinikën e Onkologjisë.
Nga Prokuroria thonë se në mesin e shumë veprimeve të tjera, në vazhdimësi po hetohen personat të cilët mund të kenë njohuri.
“Gjithashtu, ka filluar edhe një pjesë e analizave të provave materiale të grumbulluara.
Prokuroria Publike e kupton interesimin e publikut për këtë lëndë dhe në atë moment që do të arrihen kushtet objektive pa u dëmtuar rrjedha e procedurës, do të informojë në mënyrë adekuate për të gjitha rezultatet nga veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.