Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh.
“Nga këto, nëntë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
104 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 98 jashtë vendbanimit”., njofton MPB.
Nga aty shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.