Presidenti Stevo Pendarovski në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u takua me Juri Kim, zv. ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe Jim O’Brien, Shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në SHBA në kuadër të Departamentit të Shtetit.
Në takim u diskutua për rrjedhën dhe situatën aktuale lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, ecurinë e reformave, si dhe situatën politike në vend dhe në rajon.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të ruhet fokusi në reforma, si dhe gatishmëria për të zhvilluar negociata me Bashkimin Evropian.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku presidenti Pendarovski falënderoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si përcaktim strategjik i shoqërisë në Maqedoni.