Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk, ka dënuar sulmin brutal në veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Kovaçevsk ka thënë se është në koordinim me partnerët strategjik në lidhje me situatën e krijuar.
Më tutje, ai ka kërkuar de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës, duke kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
”Me shqetësim të madh monitorojmë situatën në Kosovë, dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë strategjik. Dënoj ashpër ngjarjet që ndodhën sot, dhe shpreh mbështetjen time të plotë të KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme që kanë për qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”.
Më tutje, ai thotë se zhvillimet në Veri nuk përbëjnë rreizk për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.
”Lidhur me situatën e sigurisë në vend, qytetarët mund të jenë të sigurt – është stabile, pa asnjë tregues për shqetësime të mundshme. Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Në të njëjtën kohë sipas informacioneve të ndara mes shërbimeve të inteligjencës së sigurisë në vend dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në Aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.
“Apeloj për de-përshkallëzimin e ngjarjeve në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjithëve të hapur në mënyrë paqësore dhe demokratike. Çelësi është përshpejtimi i integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, është mënyra e vetme për të siguruar progres dhe stabilitet në rajon si dhe zvogëlimi i ndikimit të palëve të treta destabilizuese. Rajoni duhet të ecë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, të ardhme më të mirë dhe standard më të mirë jetëse”, ka deklaruar Kovaçevsk.