Policia e Maqedonisë shqiptoi 563 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë shqiptoi 563 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 563 vozitës.

Prej tyre, 35 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në vendbanime tejkaluan shpejtësinë 255 automjete, ndërsa jashtë vendbanimeve 308.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat