Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror në M-NAV për shërbime të navigacionit ajror, ka njoftuar grevë për më 12 tetor, gjatë së cilës nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit nuk do të shërbejnë asnjë avion.
Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, për AIM tha se dëshirojnë të ndalohet siç tha, sjellja joprofesionale e drejtorëve në lidhje me proceset e punësimit, rishpërndarjet e brendshme, kushtet e punës dhe pajisjet që duhet të bëhen për modernizimin e sistemit të punës.
Ai tha se prej kohësh për kushtet e pafavorshme, e kanë njoftuar edhe Ministrinë e Transportit.
Sipas Tasevskit, “punësimi bëhet në kundërshtim me aktet për zhvillim të karrierës, prioritet u jepet atyre që zgjedhin menaxherët e punësimit, dhe kjo nuk garanton cilësinë e personit dhe krijon revoltë te kuadri cilësor të cilit nuk i jepet mundësia për të përparuar”.