Nga e hëna, pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroportin e Shkupit tre orë para fluturimit të tyre

Maqedonia

Nga e hëna, pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroportin e Shkupit tre orë para fluturimit të tyre

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Nga 9 tetori, pasagjerët duhet të mbërrijnë në sportelet e aeroportit tre orë para fluturimit, pasi kompania ajrore do të përmirësojë sistemin e bagazheve, informojnë nga TAV.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përmirësohet sistemi i trajtimit të bagazheve.

Prandaj ju apelojmë të gjithë juve që do të udhëtoni në periudhën e caktuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupi të mbërrini në aeroport.

Pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, tre orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj”, thonë nga kompania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat