Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar të dhënat për pagesat që janë bërë në tre mujorin e dytë në vitin 2023.
Të dhënat tregojnë se edhe në tre mujorin e dytë ka trend të rritjes së përdorimit të kanaleve digjitale për pagesa, sidomos nga qytetarët të cilët përdorin kartela pagesore dhe aplikacione të ndryshme.
Rritja vjetore e përdorimit të kartelave pagesore të lëshuara në vend për transaksione kesh dhe për pagesat e produkteve dhe shërbimeve në vend nga qytetarët në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është 13,9% në numër, me një rritje solide prej 12.5% në vlerën e këtyre transaksioneve.
Në të njëjtën kohë, rritje vjetore e ndjeshme prej 16.6% është vërejtur në përdorimin e kartelave për pagesat e produkteve dhe shërbimeve në vend, me rritje të fortë të pagesave në pikat fizike të shitjes prej 17.0%, por edhe një rritje të lartë të 11.9% në pagesa në pikat e shitjes virtuale (internet).
Të dhënat nga fusha e statistikave të pagesave për tremujorin e dytë 2023, të cilat përveç të dhënave të paraqitura për transaksionet e pagesave të qytetarëve në vend, përmbajnë edhe të dhëna për transaksionet e pagesave të personave juridikë.