EMV Furnizim me ngrohje SHPKNJP Shkup sot bëri të ditur se në 235 objekte kolektive banesore ende nuk janë siguruar kushtet e nevojshme, gjegjësisht kanë defekte në instalimin e brendshëm, është pamundësuar qasje e ekipeve të kompanisë në stacionet e ngrohjes ose nuk kanë energji të ngrohjes në stacionet e ngrohjes.
Për të mundësuar shpërndarje të rregullt dhe cilësore të energjisë për ngrohje në fillim të sezonit të ngrohjes, kompania u bën thirrje konsumatorëve që të heqin pengesat dhe defektet e mundshme në instalimin e brendshëm, ndërsa bashkësive të banorëve ose drejtuesve të ndërtesave t’u lejojnë qasje të papenguar të zyrtarëve në stacionin e ngrohjes, si dhe sigurojnë furnizim të vazhdueshëm të stacionit të ngrohjes me energji elektrike (faturat e paguara të energjisë elektrike për termocentralin dhe instalimin funksional elektrik).
“Ftojmë konsumatorët, përpara se të raportojnë defekt apo ankesë në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorin, të kontrollojnë nëse objekti i tyre është në pasqyrën e objekteve aktualisht të mbyllura që nuk kanë kushte për furnizimin e energjisë për ngrohje në linkun Objektet e mbyllura – Furnizimi EMV (esm- snabduvanje.mk).
Bashkëpunimi nga ana e konsumatorëve dhe bashkësive të pronarëve është në interes të të gjitha palëve për të siguruar furnizim me kohë dhe cilësor të energjisë për ngrohje”, njoftoi EMV Furnizimi me ngrohje.