Evakuohen nga Izraeli 20 shtetas të Maqedonisë

Maqedonia

Evakuohen nga Izraeli 20 shtetas të Maqedonisë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

20 shtetas të Maqedonisë së Veriut sot u evakuan nga Izraeli dhe arritën në aeroportin e Shkupit me aeroplanin “AirSerbia”.

Njëra prej të evakuarve, Marica Janevska nga Kumanova, e cila ka qëndruar në Izrael për 7 muaj tha se ajo ka qëndruar 30 kilometra larg Gazës.

“Qëndruam si turistë. Ishim në qytetin Azhdot i cili është shumë vend i bukur. Por, filloi të ketë luftime. Dhjetëra raketa u lëshuan para disa ditëve. Ishte shumë keq. Pjesa më e madhe erdhëm në Maqedoni, por ka edhe prej atyre që mbetën. Ambasada na ndihmoi shumë”, u shpreh Marica Janevska.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se do të paguhen të gjitha shpenzimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat