Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “21 Analiza” theksoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jetë në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë.
“Nga pikëpamja politike, është një çështje që e di që do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, të kesh një kryeministër që ishte kryeministër yt për më shumë se 10 vjet dhe kishte të gjitha informacionet e shtetit, e tani janë në dorën e një shteti tjetër, që nuk është gjë e mençur për asnjë vend”, tha Bujar Osmani në emisionin Analiza me Borjan Jovanovskin në 21, që do të transmetohet sonte në orën 20.00.
I pyetur se si e komentojnë deklaratën e Osmanit, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, theksoi se në momentin që Gruevski të hyjë në Maqedoni, ai do të vuajë dënimin me burg.
-“Nikola Gruevski, në momentin që do të hyjë në vendin tonë, ai do të vuajë dënimin me burg sipas vendimeve përfundimtare të gjykatës”, tha Kaevski.