Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshme kufitare

Maqedonia

Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshme kufitare

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 10:48
Oliver Spasovski

Në një intervistë për gazetën gjermane “Neue OZ”, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski është pyetur për bashkëpunimin momentalë të migrimeve ilegale.

“Gjendja aktuale e kufijve tanë nuk është e krahasueshme me situatën e viteve 2015/16. Gjatë asaj periudhe, më shumë se një milion njerëz udhëtuan përmes rrugës ballkanike për në Bashkimin Evropian. Në Maqedoninë e Veriut kemi regjistruar 10,000 deri në 12,000 kalime kufitare në ditë. Sot, shifrat janë shumë më të vogla, por Maqedonia e Veriut mbetet një vend i rëndësishëm tranzit drejt vendeve anëtare të BE-së. Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentativa për kalime të paligjshme kufitare, shumica e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë, pra këtë vit po shohim një trend prej gati 50% ulje të tentativave për kalime të paligjshme krahasuar me vitin e kaluar”, tha, ministri Spasovski.

Në lidhje me pyetjen nga ku arrijnë emigrantët. Spasovski tha se një pjesë e madhe të personave vijnë nga Maroku, Pakistani dhe Afganistani.

“Shumica e personave vijnë nga Maroku, Pakistani Afganistani. Kontrabanësit profesionistë i çojnë njerëzit përtej kufirit. Në Maqedoninë e Veriut, tetë muajt e parë, zbuluam 74 tentativa për të kontribuar 734 emigrantë. Ne ndjekim vazhdimisht kontrabandë dhe kemi ndjekur personalisht 68 persona për kontrabandë në tetë muajt e parë. Për shumicën e emigrantëve, Maqedonia e Veriut është vetëm një vend transit drejt Evropës Perëndimore”, tha Spasovski, duke shtuar se nierzet. pavarsisht nga origjina e tyre, duan të shkojnë në vende të sigurta me një ekonomi të qëndrueshme duke treguar si Gjermania, Austria dhe vendet skandinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat