Ministri i Financave, Fatmir Besimi thekson se ulja e shkallës së varfërisë, ulja e papunësisë, rritja e pagave dhe rritja e PBB-së për banor në periudhë afatmesme janë vetëm një pjesë e pritshmërive që i theksoi Banka Botërore në raportin e publikuar ditën e sotme, të cilat bazohen në politikat e zbatuara të Qeverisë.
Pritshmëritë janë: Rritja e investimeve kapitale për 2.5%, rritja e pagave në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, rritja e PBB-së për banor për 7%, ulja e papunësisë për rreth 9%, ulja e shkallës së varfërisë në 20%.
Realizimi i investimeve kapitale, zbatimi i procesit reformues dhe vazhdimi i negociatave për anëtarësim në BE, do të përshpejtojë potencialin e rritjes dhe përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve”, shkruan Besimi në profilin e tij në Facebook.
Besimi thekson se rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhë afatmesme, e cila këtë vit është nën ndikimin e zhvillimeve.