Qytetarët e Maqedonisë e shohin BE si alternativë të vetme

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë e shohin BE si alternativë të vetme

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Preferencat partiake kanë ndikim të fort në formimin e opinionit publik dhe perceptimin e shumicës së temave socio-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në sondazhin të opinionit publik të realizuar nga agjencia Brima, prezantuar dhe i publikuar në faqen e Qendrës për Strategjitë Evropiane “Eurotink”.

Rezultate tregojnë se pavarësisht të rritjes së skepticizmit në lidhje me hyrjen e vendit në BE, 53% e të anketuarve pajtohen se hyrja në BE mendojnë se është pozitive për vendin, duke e krahasuar këtë me 49% në të vitit 2022. 30% besojnë se Maqedonia e Veriut nuk do të hyjë kurrë në BE.

Ndarja etnike e atyre që mendojnë se anëtarësimi të vendit në BE është i mirë për vendin tonë, sipas anketës tregon se kështu mendojnë 90,2% e shqiptarëve dhe 39,5% e maqedonasve. Arsyeja kryesore për mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, të anketuarit e shohin në përmirësimin e standardit të jetesës (47,7%), uljen e papunësisë (34,3%), demokracinë më të madhe (31,1%), mundësinë për të punuar jashtë vendit (21,8%). Arsyet më serioze pse të anketuarit besojnë se vendi nuk duhet të hyjë në BE janë humbja e identitetit kombëtar (56,1%), rritja e emigrimit të të rinjve (28,5%) dhe se “asgjë nuk do të ndryshojë, dhe BE-ja do të vendosë kërkesa të reja”, sipas 26.8% të të anketuarve.

Në pyetjen “si është qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut”, 55,8% mendojnë se qëndrimi i BE-së është i padrejtë dhe “arrogant”, ndërsa 27,5% mendojnë se qëndrimi i BE-së është i drejtë, miqësor dhe korrekt. Për 60,8% të anketuarve, mendojnë se BE-ja është alternativa më e mirë për vendin dhe 35,6% besojnë se Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë modelin e saj të zhvillimit jashtë BE-së.

Në pyetjen nëse ekziston ndonjë shtet apo organizatë ndërkombëtare që paraqet kërcënim për Maqedoninë e Veriut, 48% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe 79% e tyre e shohin si kërcënim Bullgarinë. Kjo përgjigje është më e zakonshme tek maqedonasit (44%) dhe tek mbështetësit e OBRM-PDUKM-së (74%). Sipas sondazhit, të anketuarit e shohin kërcënimin e dytë nga Rusia (6,3%) pas ngjarjeve në Ukrainë dhe kjo përgjigje është më e përhapur tek të anketuarit më të rinj dhe tek të anketuarit me kombësi shqiptarë. Sipas anketës, 39,6% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se miku më i madh i vendit të tyre është Serbia.

Rrjetet sociale rezultuan se janë burim më i rëndësishëm i informacionit lidhur me politikën (87% ), 56% e të anketuarve janë të informuar përmes internetit dhe 43% përmes televizionit.

Anketa është kryer në fillim të shatorit të këtij viti pra 2023 me 1003 qytetarë të anketuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat