Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, kryesisht në pjesët jugore me reshje të kohëpaskohshme shiu, n; disa vende shi i rrëmbyeshëm dhe do të përcjellet me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Ndërsa ditën e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë mesatare deri të fortë nga jugu, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë reshje shiu sidomos në pjesët veriperëndimore.

Nga e shtuna do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat