Bekteshi: Duhet të përfundojë mandati i qeverisë aktuale dhe pastaj të shkohet në zgjedhje

Maqedonia

Bekteshi: Duhet të përfundojë mandati i qeverisë aktuale dhe pastaj të shkohet në zgjedhje

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:50
Kreshnik Bekteshi

Kreshnik Bekteshi shprehet i bindur se partia e tij është e para në bllokun politik shqiptar dhe se për ta nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve.

“BDI-së i përshtatet që çdo ditë të ketë zgjedhje për shkak se edhe në sondazhet e opozitës BDI është partia e parë”, tha Bekteshi në “KlanDebat”.

Por, sipas Bekteshit, BDI është parti e përgjegjshme dhe se e sheh edhe interesin e shtetit. Prandaj, siç thotë ai, duhet të përfundojë ky mandat i qeverisë aktuale e pastaj të shkohet në zgjedhje.

Bekteshi foli edhe për frontin evropian ku tha se përfshin të gjitha partitë politike, shqiptare apo maqedonase, të cilat e kanë si përcaktim kryesor integrimin e vendit në BE.

Bekteshi theksoi se garimi me lista të përbashkëta me ndonjë parti tjetër ende nuk është diskutuar brenda partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat