Policia në Shkup gjobit 261 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia në Shkup gjobit 261 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme policia në Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me ç’rast ka shqiptuar 261 gjoba, prej të cilave 88 për tejkalim të shpejtësisë.

“21 gjoba kanë qenë për vozitje pa leje, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 7 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 26 për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme.

Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat