Ndalohet një 45-vjeçar në Manastir, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

Maqedonia

Ndalohet një 45-vjeçar në Manastir, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Policia e SPB Manastir sot ka ndaluar G.V.(45) nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik në Manastir.

“G.V. e ka pranuar krimin në një bisedë zyrtare.

Ndërsa paratë që ka marrë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat