Hapja e vendkalimit kufitar Rafah, MPJ Maqedoni: Qytetarët tanë që ndodhen në Gaza janë të përfshirë në listat e evakuimit

Maqedonia

Hapja e vendkalimit kufitar Rafah, MPJ Maqedoni: Qytetarët tanë që ndodhen në Gaza janë të përfshirë në listat e evakuimit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, i cili mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni.

Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme është e kyçur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive, me qëllim që shtetasit tanë të evakuohen të sigurtë dhe në kohë” njoftojnë nga MPJ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat