Protestojnë pensionistët në Tetovë: Nëse nuk rriten pensionet, nuk do të dalim në zgjedhje

Maqedonia

Protestojnë pensionistët në Tetovë: Nëse nuk rriten pensionet, nuk do të dalim në zgjedhje

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:54
Protesta në Tetovë

Pensionistët e Tetovës sot në sheshin e qytetit protestuan për rritjen e pensioneve.

Pensionistët kërkojnë rritje prej 5.000 denarëve, ndërsa pensioni minimal të jetë 20.000 denarë.

“Ata na kanë harruar neve…të mendojnë për prindit e vet, ne jemi prindit e atyre, tani do të vijnë zgjedhjet si do të kërkojnë zgjedhje. Ne jemi afër 70.000 pensionistë dhe nëse nuk zgjidhet çështja jonë do bëjmë thirrje që të mos dalim në zgjedhje”, tha njëri nga pensionistët.

Pensionistët paralajmëruar se me datën 07.11.2023 do të protestojnë para ambasadave të Holandës, Gjermanisë dhe Francës në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat