Nga MPB-ja lajmërojnë se në datë 01.11.2023 në ora 06:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë privuar nga liria E.I.(19) nga Strumicë.
“Gjatë bastisjes në banesën e tij, e cila është kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.”
Nga MPB-ja njoftojnë se për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës.