Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen në Ohër të një fëmije një vjeç dhe njëmbëdhjetë muajsh njoftoi se mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sonte se fëmija është sjellë në spitalin e Ohrit sot në ora 07:12 pa shenja jete.
“Në Repartin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimi Intensiv në ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, sot në ora 07:12 nga ana e Emergjencës Mjekësore është sjellë pa shenja jete një fëmijë një vjeç e njëmbëdhjetë muaj.
Ekipi i anesteziologjisë filloi menjëherë reanimacionin, por nuk pati sukses. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore”, njoftuan nga Ministria.