LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë pengues të rrugës evropiane

Maqedonia

LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë pengues të rrugës evropiane

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Komisioni Evropian vërtetoi se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë penguesit e rrugës evropiane dhe të reformave në vend.

“Raporti në mënyrë të qartë thekson se OBRM-PDUKM në mënyrë aktive e bllokon punën në Kuvend që ishte pengesë kryesore për zhvillim”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë në raport është vërtetuar nevoja që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe reformat për BE që në mënyrë të qartë bllokohen nga Mickoski dhe partia e tij.

“Bllokimi i OBRM-PDUKM-së është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit. Por, e pas obstruksioneve të opozitës, shteti vazhdon t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim. Bllokimet dhe obstruksionet e Mickoskit dhe partisë së tij duhet të mposhten për hirrë të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit”, thuhet në fund të njoftimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat