Georgiev: Është koha të gjendet zgjidhje ligjore për “Badenterin” në gjyqësor

Maqedonia

Georgiev: Është koha të gjendet zgjidhje ligjore për “Badenterin” në gjyqësor

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

“Vlerësoj se është më e rëndësi që qytetarëve t’u mundësojmë zgjedhje të kuadrove cilësorë, të mirë të gjykatësve, më pak e rëndësishme se çfarë kombësie janë”, deklaroi për AIM, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Në pyetjen në lidhje me funksionalitetin e Parimit të Badenterit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, Georgiev theksoi se shumë vite pasi është sjellë parimi i Badenterit në Kuvend, ndërsa më vonë edhe në Këshillin Gyjqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, është koha që të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër ligjore.

Vlerësoj se përfaqësimi është i nevojshëm dhe i patjetërsueshëm në organet e tilla, si dhe në Këshillin Gjyqësor, por, nga ana tjetër, a është kjo në rregull dhe zgjidhje e mirë për të gjithë këto 20 vite dhe në të ardhmen të zbatohet ajo mënyrë e votimit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, unë vlerësoj se është më e rëndësishme që qytetarëve t’u mundësojmë zgjedhje të kuadrove cilësorë dhe të mirë të gjykatësve, më pak e rëndësishme është se nga cila kombësi janë”, tha Georgiev.

Sipas tij, në afat të shkurtë do të duhej ky të jetë mjet i të menduarit, gjegjësisht, siç thotë, të gjendet mënyrë se si të përfaqësohen të gjitha kombet, ndërsa nga ana tjetër, të mos jetë vendimmarrëse përkatësia kombëtare për ndonjë zgjedhje të caktuar.

Në praktikë e krahasoj me atë kur një pacient shkon për kontroll mjekësor dhe kërkon mjekun më të mirë dhe nuk pyet se çfarë kombësie është mjeku. Është e rëndësishme që gjykatësit të njohin mirë të drejtën dhe ligjin, dhe nga ana tjetër, të kenë integritetin e tyre, të kenë besim në mjedisin ku punojnë dhe çështja e kombësisë së tyre është më pak e rëndësishme. Pra, në kohën e duhur, mendoj se duhet të jetë objekt shqyrtimi për gjetjen e mënyrës për përfaqësimin e këtyre nacionaliteteve, ndërsa nga ana tjetër, ajo kombësi nuk duhet të jetë vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, thotë ai.

Të gjithë intervistën me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, në të cilën bisedojmë në shumë tema aktuale nga gjyqësori do të mund ta shihni së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat