Bastisje në Sveti Nikollë, u gjet drogë

Maqedonia

Bastisje në Sveti Nikollë, u gjet drogë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Më 14.11.2023 në Sveti Nikollë, zyrtarë policorë nga SPB Shtip – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Sveti Nikollë kanë privuar nga liria S.N.(37), N.T., S.A., D.A. dhe J.N., të gjithë të Shën Nikollës.

“Gjatë kontrollit në banesën e S.N.-së, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuana.

Ndërsa, N.T. është parë duke u larguar nga shtëpia e S.N. dhe gjatë këqyrjes i është gjetur dhe marrë një lëndë pluhur, ndërsa personat e tjerë janë gjetur në banesë” thuhet në dekaratën e MPB-së.

Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Sveti Nikollë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat