Të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot me kërkesën e tyre e vizituan rezidencën e ambasadorit të Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Siril Bomgartner.
Në këtë takim, të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim e njoftuan ambasadorin francez për zhvillimet e fundit politike, siç është formimi i koalicionit të partive opozitare shqiptare.
Ai tashmë njihet si Lidhja Evropiane për Ndryshim.
Në fokus të takimit ishte edhe tema e procesit të integrimit evropian, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.