Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në “rrugën e Plastikeve”

Maqedonia

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në “rrugën e Plastikeve”

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Foto nga takimi

Gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka shqiptuar dënim të vetëm me burg prej dy vjet e tre muaj për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor goditi një fëmijë dhjetëvjeçar në bulevardin “Nikola Karev”, e njohur si rruga e “Plastikeve”, në Shkup, ka ndërruar jetë në vend dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjyqtari të pandehurit e ka dënuar me tre vjet ndalim për drejtim të mjetit motorik, që do të thotë se në dënim nuk llogaritet koha e burgut dhe ia ka vazhduar arrestin shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në aktgjykim, gjyqtarja Marija Kletnicka ka thënë se 21-vjeçari Zeqiri nuk ka qenë i dënuar më parë për një vepër penale.

I pandehuri Zeqiri paraprakisht e ka pranuar në Gjykatë veprën që i ngarkohet, por ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.

“Jam penduar për atë që bëra. Unë nuk mund të fle. E pranoj me vetëdije dhe vullnetarisht”, ka thënë i akuzuari.

Pas shpalljes së aktgjykimit të gjykatës, Sebastijan Sanovski, babai i fëmijës që humbi jetën në aksident, do të ketë mundësi të ankimojë aktgjykimin.

“Prisja një dënim prej 10 vitesh. Kur humbisni një fëmijë, ju e dini se si ndihet. Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodhë askujt. Nëse kemi shtet, duhet gjykuar siç duhet”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat