Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme vendosi që të dorëzojë iniciativë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për pakujdesi dhe shpenzim të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sqaroi rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e auditimit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet që janë kontrolluar. Ajo theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e tyre dhe të rilexojë raportet e auditimit.
Autoritetet kundër korrupsionit kanë miratuar iniciativë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë pa shpallur konkurs kanë punësuar ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja” – Radovish.
Sipas antikorrupsionit, Nuri Bajrami, kjo situatë është shembull i korrupsionit dhe i ndërhyrjes në sistemin juridik.
Ata bënë të ditur se materialet për rastin e Klinikës së Onkologjisë janë pranuar në KSHPK, por ato do t’u përcillen institucioneve kompetente duke pasur parasysh se tashmë është në hetim në Prokurori.