ISHSHS: Dokumentacioni mjekësor për të porsalindurin e vdekur nga Prilepi menaxhohet si duhet nga spitali

Maqedonia

ISHSHS: Dokumentacioni mjekësor për të porsalindurin e vdekur nga Prilepi menaxhohet si duhet nga spitali

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Ne nuk kemi gjetur asnjë mangësi brenda juridiksionit tonë. Domethënë dokumentacioni mjekësor si në spitalin e Prilepit ashtu edhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi menaxhohet si duhet, thotë Renata Mlladenovska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Raporti i detajuar për insperktimin e jashtëzakonshme në Spitalin e Prilepit dhe Kinikën e Fëmijëve për rasitin e të poasalindurit nga prilepi i cili vdiq në klinikën e Shkupit është duke u përgatitur dhe do të publikohet gjatë ditës.

“Përgjegjësia jonë ishte të kontrollonim dokumentacionin e plotë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin. As Spitali i Prilepit dhe as Klinika për sëmundje të fëmijëve nuk janë konstatuar të mangëta. Dokumentacioni mbahet siç duhet. Raporti i detajuar për inspektimin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit është duke u përgatitur dhe duhet të jetë gati gjatë ditës”, na tha përmes telefonit Mlladenovska.

Ndryshe, së fundmi, në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti, ka paralajmëruar formimin e një komisioni ekspertësh për hetimin e plotë të rastit. Prokuroria themelore publike e Prilepit ka hapur rast për rastin pas denoncimit të prindërve të foshnjës së ndjerë.

Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe pa probleme më 27 tetor në spitalin e Prilepit. Pas tri ditësh me vështirësi në frymëmarrje, ai është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku pas një jave ka ndërruar jetë për shkak të sepsës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat