OBRM-PDUKM: Mafia e kancerit po pasurohet, qeveria dhe prokuroria nuk duan ta zgjidhin çështjen e Onkologjisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mafia e kancerit po pasurohet, qeveria dhe prokuroria nuk duan ta zgjidhin çështjen e Onkologjisë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Prokuroria, sipas partisë më të madhe opozitare, po tenton të asgjësojë skandalin e Onkologjisë. Pas dy muajsh, siç thonë nga OBRM-PDUKM, nuk ka asnjë reagim, asnjë informacion, nuk hapet asnjë hetim, aq më pak akuza. Sipas kësaj partie qeveria aktuale dhe kryeprokurori i shtetit nuk kanë vullnet që ta zgjidhin çështjen e Onkologjisë.

“Në publik dhe media, si dhe në komisionin hetimor në Parlament, kanë dalë në dritë të dhëna rrëqethëse se në Onkologji u krijua një mungesë artificiale barnash, se terapia e shtrenjtë ishte blerë me shumicë nga grosistja e preferuar e qeverisë, se barnat ishin të dorëzuara pa protokoll dhe pa shënime, se një pjesë e terapisë ka përfunduar në tregun e zi, që nuk është përdorur softuer dhe nuk është përdorur asnjë sistem për të kontrolluar shpenzimet e terapisë së shtrenjtë, që pacientët nuk janë trajtuar siç duhet, nuk ka pasur termine dhe dhjetëra të dhëna të tjera të frikshme.

Ky skandal i mishit të egër nxori në dritë të gjithë mafien e kancerit që u pasurua në kurrizin e të sëmurëve më të rëndë.

Dhe tani në vend që Prokuroria të dalë me emra konkretë të fajtorëve, ata heshtin dhe përpiqen të njollosin të gjithë për të shpëtuar përgjegjësit e vërtetë. Nuk është gjë tjetër veçse një operacion i ri ‘kablloja ka faj’”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat