LSDM: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në Ballkan

Maqedonia

LSDM: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në Ballkan

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 10:16
LSDM

Mbajtja e takimit të liderëve të vendeve të NATO-s në Shkup, është konfirmim se vendi jonë vlerësohet nga NATO, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së

“Mbajtja e takimit joformal të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni është një tjetër konfirmim se vendi ynë njihet si një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Stabiliteti i sigurisë sjell prosperitet ekonomik. Investitorët e huaj e njohin Maqedoninë e Veriut si një vend të sigurt për investime, i cili siguron punë më të mira për qytetarët tanë, paga më të larta dhe rritje të standardit të jetesës.

LSDM e futi vendin në NATO me vendime të guximshme dhe vendimtare.

Ne vazhdojmë të punojmë me shpejtësi dhe me përkushtim deri në integrimin e plotë edhe në Bashkimin Evropian, siç bëmë me NATO-n”, thonë nga LSDM.

Vazhdimi i rrugës evropiane, shtojnë nga atje, tashmë varet vetëm dhe vetëm nga ne dhe nga vendimet që do të merren në kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat