LSDM: OBRM-PDUKM-ja iku nga Komisioni për Onkologjinë për shkak të keqpërdorimeve

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja iku nga Komisioni për Onkologjinë për shkak të keqpërdorimeve

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

LSDM sot e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se kanë ikur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Onkologjisë, sepse janë kapur në gënjeshtër, në tentativë për të gënjyer qytetarët, duke keqpërdorur komisionin.

Nga LSDM thonë se kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, lexoi konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, pa koordinim, pa votim, pa konsideratë dhe e pezulloi komisionin dhe PDUKM-ja iku gjithë ditën.

“Në këtë mënyrë Mizrahi ka abuzuar drejtpërdrejt me pozitën e kryetarit të komisionit.

Qëllimi i PDUKM-së, nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë, por vetëm qëllimet politike”, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se për shkak të keqpërdorimeve të tilla, Mizrahi duhet të japë dorëheqjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat