Vazhdon për të tretën ditë me radhë kërkimi për Vanja Gjorçevska, vajzën 14-vjeçare nga Shkupi, e cila u zhduk në rrugës për në shkollë, në lagjen e Shkupit, Debar Mëhallë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot informuan se kërkimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe se po hetohen të gjitha motivet dhe arsyet e mundshme.
Dje policia e publikoi fotografinë e saj me një përshkrim në njoftimin e personave të zhdukur, kurse fotografia e saj është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.
Vanja u zhduk pardje rreth orës 07:20 në rrugës për në shkollë. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është locuar në rrugën “Partizanska” përballë sallës Universale.
Informatat për zhdukjen e saj janë përcjellë edhe nga mediat rajonale.