Deri të premten mot stabil në Maqedoninë e Veriut, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu

Maqedonia

Deri të premten mot stabil në Maqedoninë e Veriut, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Në ditët në vijim moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë stabil, nesër dhe të premten paradite do të ketë mjegull nëpër lugina.

Të premten dhe në fillim të fundjavës do të fryjë erë jugore mesatare deri e fortë, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës dhe shkrirje më të shpejtë të shtresës së mbetur të dëborës.

Të dielën priten reshje shiu, ndërsa era do të ndryshojë në drejtim të veriut.

Temperatura minimale do të zbresë deri në minus dy, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 17 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat