Samiti i OSBE-së, Kovaçevski pret Borrellin

Maqedonia

Samiti i OSBE-së, Kovaçevski pret Borrellin

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Dimitar Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot në ora 19:00 në Qeveri do ta presë nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, në prag të takimit të 30-të ministror të OSBE.

Sipas agjendës, është paraparë takim dypalësh i kryeministrit Kovaçevski me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Borell.

Në takimin dypalësh do të marrin pjesë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat